Rrëshqitje dheu në Japoni, të paktën 20 të zhdukur

Si pasojë e rrëshqitjeve të dheut në qytetin Atami të Japonisë, janë të zhdukur të paktën 20 persona.
Sipas lajmit të transmetuesit publik NHK, të paktën 20 persona janë zhdukur pas rrëshqitjeve të dheut në qytetin Atami.

Zyrtarët njoftuan se ekipet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë punimet e tyre në vendin e ngjarjes.
Pas rrëshqitjeve të dheut, zyrtarët e bashkisë dhanë urdhër për evakuimin e rreth 20 mijë shtëpive në qytet.