Rrëshqiti nga shkëmbi, vdes një person në liqenin e Ohrit

Një person është gjetur mëngjesin e sotëm i vdekur në ujërat e liqenit të Ohrit.

Sipas informacioneve fillestare bëhet fjalë për një aksident me pasoja tragjike.

Një peshkatar nga Ohri ka rrëshqitur nga shkëmbi nga i cili po peshkonte.

Rastin për MPB-në e ka konfirmuar zëdhënësi i SPB-së së Ohrit, Stefan Dimoski, duke treguar se ekipet policore janë në vendin e aksidentit dhe po bëjnë kontroll.