Rrëqethëse: Nëna shpreson që djalin e ka gjallë, thërret me zë të lartë emrin e tij

Kanë kaluar 20 vjet, dhe familjarët e personave të zhdukur shpresojnë se ata janë ende gjallë diku.

Kryetari i Shoqatës Thirrjet e Prindërve nga Mitrovica, Bajram Çerkini, ka treguar në emisionin “Frontal”, në televizionin T7, se si bashkëshortja e tij, duke besuar se djali i tyre jeton ende, mendon që të dalë në mal dhe me zë të lartë të thërrasë emrin e të birit, Reshatit.

Ajo ka shpresë se një thirrje të tillë do ta dëgjonte diku Reshati, dhe do të kthehej në mesin e familjarëve.