Rrëqethëse, 20 mijë persona i këndojnë Adem Jasharit në Sunny Hill – VIDEO

Në mesin e krejt ngjarjes me Shemin e Ilirëve, për të cilën mund të lexoni gjërë e gjatë në Nacionale, kthehemi pak në retrospektivë në natën e parë të Sunny Hillit.

Elvana Gjata po performonte dhe, veç një momenti të sikletshëm kur kërkoi t’i uronim ditëlindjen babait të saj, gjithçka dukej se po shkonte mirë për të.

Në një moment, madje ajo shpërtheu në lot. Dhe kjo ndodhi pikërisht para se të këndonte accapella (pa muzikë) këngën “mora fjalë”, që i kushtohet heroit legjendar Adem Jashari.

Kujdes, të rrëqethurat mund të jenë drithëruese. Shikoni e dëgjoni pamjet e mëposhtme. VIDEO