”Rrënuar nga k*rimi dhe islami radikal”, deputetja franceze për Kosovës

Një deputete franceze e Parlamentit Europian, Dominique Bilde, po shfaqet kritike ndaj Presidentit Emmanuel Macron për pritjen që i bëri në Francë, Kryeministrit kosovar Albin Kurtit.

Bilde e cila vjen nga partia e ekstremit të djathtë në Francë, shkruan përmes një reagimi në twitter, se Presidenti francez, Macron po i hap derën Kosovës, e cila sipas saj ”është rrë*nuar nga kr*imi dhe islami radikal”.
”Nuk njihet nga pesë shtete anëtare, i rrënuar nga kr*imi dhe islami radikal, Kosova do të ishte gjithsesi e mirëpritur në BE. Ne pyesnim veten se çfarë do të ketë pas Brexit-it. Tani kemi përgjigjen”, ka shkruar ajo.