Në Gjykatën Themelore Shkupi 1 sot janë dëgjuar bombat për lëndën gjyqësore të Prokurorisë Speciale Publike (PSP), “TNT” për rrënimin e kompleksit “Kosmos” të sipërmarrësit Fijat Canovski gjatë vitit 2001. Pjesa më e madhe e bisedave të përgjuara janë ndërmjet dy të akuzuarve, ish kryeministrit Nikolla Gruevski dhe ish ministrit Mile Janakieski, njofton Portalb.mk.
Biseda ndërmjet Gruevskit dhe Miles, më 14 gusht 2011, një ditë para minimit të “Kosmos”-it: “Si shkon?”, pyeti Gruevski. “Ma konfirmuan, nesër do të jetë. Ky e di? Do ta dijë, në mbrëmje do të vendosim litar hekuri, tela. Ka spiunë, gjithçka di”, i u është përgjigjur Janakieski.
“Gorde a ka ardhur?”, ka pyetur Janakieski. “Nuk është patjetër Gorde, kërko këshilltarin, me këtë jemi në vazhdimësi në kontakt”, është përgjigjur Gruevski.
Më 15.08.2011 minimi ka përfunduar. Biseduan Gruevski, i cili nuk është shumë i entuziazmuar nga shpërthimit, edhe Janakieski, i cili i thotë se efekti ka qenë shumë i mirë, edhe në Televizionit Alfa ka pasur “incizim shumë të mirë”.
“Nëse është jo funksionale, nuk do të thotë ta mbarojmë”, ka thënë Gruevski, për këtë që t’i bie kulmi dhe harxhimet e të dëmtuarit Canoski.
“Ka fluturuar i tëri, nuk e di si qëndron”, ka thënë zemrën plotë Janakieski.
Të nesërmen, ata i kanë paraqitur padi penale Canoskit në Prokurori.
“Rikeri apo shkoi?”, ka pyetur Mile Nikollën.
“E di, ky është i afërt. Deklarativisht, ti do të thuash se je që të gjithë të rrënohen”, duke u marrë vesh se si t’ia bëjnë me ambasadorin e atëhershëm, Filip Riker.
Pas kësaj, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski ka treguar se si organi i shkallës së dytë do t’ia refuzojë ankesën Canoskit për rrënimin e objektit dhe se rasti do të shkojë në gjykatën për të drejtat e njeriut në Strasburg.
Poposki e ka “hekuros” punën para ambasadorëve
Në “bombat” që u lëshuan sot për rastin “TNT”, kishte edhe një për datën 04.08.2011, dhe ka të bëjë me bisedën telefonike ndërmjet ish ministrit për Punë të Jashtme, Nikolla Poposkit dhe të akuzuarit, Mile Janakieski. 11 ditë para rrënimit të “Kosmos”-it, Poposki e ka ditur, por ka qenë i obliguar që ta “hekuros” punën para reagimeve të ambasadorëve të huaj në Maqedoni.
Në seancën gjyqësore të rastit “TNT” janë lexuar edhe 50 SMS porosi, të shkëmbyera ndërmjet Nikolla Gruevskit dhe Mile Janakieskit.
Gjykimi vazhdon më 3 korrik.
**************************************************************************************
Në Gjykatën Penale sot duhet të mbahet seancë e re për rastin “T.N.T” të Prokurorisë Publike Speciale për rrënimin e kompleksit banesoro-afarist “Kosmos” të biznesmenit Fijat Canoski, përcjell Medial.
Seanca e kaluar ishte anuluar për shkak të mospranisë së të akuzuarës Marika Zafirovska. Avokati i saj, Donço Nakov tha se Zafirovska është sulmuar më 1 maj në një shtëpi ukendi në Katllanovë dhe se akoma është duke u rikuperuar prej lëndimeve. Mungesën e arsyetoi me mjekim spitalor.
Në mesin e të akuzuarve për rrënimin e “Kosmos” janë edhe ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski dhe ish-kryetari i komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski.
Sipas aktakuzës së PPS-së, të akuzuarit në vitin 2011 kanë kryer vepër penale nga urrejtja politike me rrënimin e kompleksit “Kosmos” të Fijat Canoskit.