Rrëmujë para sporteleve të MPB-së për marrjen e dokumenteve personale

Temperaturat e larta vetëm se kanë shtuar nervozizmin tek qytetarët e shumtë që prisnin për të marrë pasaportat. Tek zyrat e administratës së MPB-së për dhënie të dokumenteve personale dhe të udhëtimit, radhë të gjata u shënuan gjatë gjithë ditës.
“Radhë të gjata të qytetarëve këtu në qendrën e dhënies së dokumenteve në Shkup, po vërehen për shkak se prej 5 ditësh kjo administratë nuk ka punuar dhe se tani pa asnjë termin të gjithë ia kanë mësyrë dyerve të policisë për të dokumentet e udhëtimit dhe të identifikimit”.

Për gjendjen e krijuar me pasaportat reaguan edhe partitë opozitare. Për VMRO-në këto ndodhin nga papërgjegjësia e institucioneve përkatëse. Ata kërkojnë që dikush të jep llogari përse qytetarët nuk i marrin shërbimet në kohë. Opozita shqiptare ASH-AAA akuuan gjithashtu pushtetin për keqmenaxhim.
Por, besoni se ky nuk është varianti më i keq. Ajo që do të ndodh pas 1 korrikut kur të fillojnë të vijnë kurbetçarët këto radhë që shihni sot do të jenë edhe më shumë. Arsyeja e këtyre radhëve të gjata është si pasoje e papërgjegjësisë e Ministrisë së Brendshme.

Nga 24 sportele që është kapaciteti plotë i këtij objekti për dhënie të dokumenteve punojnë vetëm 4 – deklaroi Shefik Duraku, ASH-AAA.
Nga Ministria e Brendshme thonë se në kohë do të shërbehen të gjithë qytetarët. Vonesa e porosisë së ekzemplarëve me emrin e ri kushtetues dhe aktivizimi i sistemit të ri operativ të dokumenteve në këtë administratë, janë arsyet e Ministrisë përse këto 5 ditë e gjithë administrata për dhënie të dokumenteve ka qenë jashtë funksionit.