Rrë*mbehet anija e një pronari shqiptar nga piratët në Nigeri

Një anije me pronar shqiptar është rrë*mbyer në Nigeri nga disa piratë.
Ministria e Jashtme ukrainase konfirmoi se gjashtë shtetas ukrainas ishin midis anëtarëve të ekuipazhit të rr*ëmbyer në brigjet e Nigerisë nga anija e mallrave me flamur Kamerun “STEVIA”.

Sipas medias së huaj, të mërkurën piratët su*lmuan anijen në Gjirin e Guinesë, duke rrë*mbyer tetë anëtarë të ekuipazhit, 28 milje detare përkatësisht 51.8 kilometra larg brigjeve të Nigerisë.
Vajza e njërit prej marinarëve të kapur tha të shtunën se ishin gjashtë ukrainas në bordin e anijes.
“Po, ne jemi të vetëdijshëm për këtë situatë. Si rezultat i një sulmi pirat në anijen në brigjet e Nigerisë më 16 dhjetor, tetë anëtarë të ekuipazhit u kapën, duke përfshirë gjashtë shtetas ukrainas”, tha ajo.

Sipas diplomatit, pronari i anijes së mallrave “STEVIA” është nga një kompani shqiptare, kështu që të dy ambasadat e Ukrainës në Nigeri dhe Shqipëri po marrin masat e duhura në lidhje me ngjarjen.
Gjiri i Guinesë është rajoni më aktiv ekonomik dhe i pasur me naftë i Afrikës. Aktiviteti i piratëve në rajon është rritur në vitet e fundit, duke bërë që Nigeria, Gana dhe rajone të tjera përreth të krijojnë një operacion koordinimi detar për të luftuar fenomenin.