Rregullohen dhomat e parabu*rgimit në bu*rgun e Tetovës

Nga drejtoria e bu*rgut të Tetovës kanë bërë të ditur se edhe në këtë periudhë kanë vijuar punët rreth përmirësimit të kushteve për të burgosurit. Nga bu*rgu i Tetovës kanë njoftuar se është bërë renovimi i qelive, apo dhomave të parabu*rgimit.

“Tashmë këto qeli janë shndërruar në dhoma pranimi me kushte evropiane, me banjë, me televizor dhe qëndrimi i të bu*rgosurve tashmë është më i rehatshëm. Njëherit falënderojmë se pari të dë*nuarit për punën që kanë bërë, për sjelljen shembullore duke vuajtur dë*nimin dhe lirisht mund të themi se në këtë bu*rg, të dë*nuarit në përgjithësi janë risocializuar pasi që është punuar me këta persona si në aspektin psikologjik, por edhe në trajtimin më të mirë nga ana e policëve dhe gardianëve”, thotë Qefali Havzija, drejtor i bu*rgut të Tetovës. Kohë më parë në këtë bu*rg janë bërë edhe rregullime tjera.

“Jemi të angazhuar vazhdimisht në drejtim të përmirësimit të kushteve për të bu*rgosurit. Dëshirojmë që ata të kenë hapësira dhe kushte sa më të mira gjatë kryerjes së kohës së bu*rgimit. Kemi rregulluar një bibliotekë për këta persona që të njëjtit të mos merren me punë tjera por të lexojnë literaturë. Krahas kësaj kemi rregulluar edhe një hapësirë për kryerjen e obligimeve fetare të përshtatshme për besimtarët”, thotë Qefali Havzija, drejtor i Bu*rgut të Tetovë. Hazvija shprehet se kujdesi për të bu*rgosurit është shtuar dukshëm, duke rregulluar menzën e ushqimit, hapësirat tjera, ndërsa poashtu është duke u punuar edhe në përmirësimin e nyjeve sanitare. Gjatë muajit maj, në bu*rgun e Tetovës si donacion janë dhënë 100 batanije, 100 jorgan dhe 100 mbulesa të holla, vlera e të cilit donacion sillet rreth 4 mijë euro.

I ndërtuar në vitin 1962, bu*rgu i Tetovës pothuajse asnjëherë nuk është rikonstruar. Nuk janë kryer punë të cilët do të përmirësonin gjendjen e këtij institucioni. Në këtë bu*rg, dënimin e vuajnë personat që janë të dë*nuar për vepra penale me kohëzgjatje të dënimit deri në 3 vjet, si dhe persona përsëritës të veprave penale-deri ne 6 muaj, persona të parabu*rgosur si dhe persona të cilat aku*zohen për kundërvajtje. Një ekip i Komitetit të Helsinkut gjatë muajit korrik ka vizituar bu*rgun e Tetovës. Në kohën e zhvillimit të vizitës, në Bu*rgun e Tetovës kishte 72 persona, kurse kapaciteti i përgjithshëm i institucionit është për 53 persona.

Sipas tij, në këtë institucion ndëshkimor-korrektues, në krahasim me vizitën në gusht të vitit 2020, është gjetur se në disa nga dhomat ishin zëvendësuar dyer dhe dritare dhe është vërejtur se edhe tualetet ishin në rindërtim e sipër. Ekipi i monitorimit u informua se me ndihmën e donacioneve, drejtori i institucionit kishte siguruar dyshekë dhe shtretër të rinj për personat e dënuar. Brenda vitit nga buxheti i shtetit ndahen rreth 50 mijë euro për bu*rgun e Tetovës, ndërsa ky buxhet as për së afërmi nuk i mbulon nevojat elementare siç janë, nxehja, ushqimi, rryma, mjete higjienike, furnizimi me barna dhe materiale tjera. Nga ana e drejtorit Qefali Havzija, u informuam se është dorëzuar një projekt në institucionet qendrore për rikonstruimin e bu*rgut të Tetovës në vlerë rreth 100 mijë euro. Ky bu*rg ka kapacitet për rreth 70 persona.