“Rregullat pas coronavirusit”: Pamje që tregojnë se si tanimë i kryejnë stërvitjet në palestra, njerëzit në Hong Kong

Kthimi në palestër kur të hiqet bllokimi i vendosur për shkak të coronavirusit mund të duket shumë ndryshe nëse vendet tjera, qoftë edhe Kosova, ndjek protokolle të ngjashme me Hong Kongun.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, kjo pasi që qendra financiare me popullsi të dendur ka sjellë një sërë masash që ka të ngjarë të bëjnë një seancë në palestër të duke shumë më “private”.

Kushdo që shpreson të shkojë në një qendër të tillë në qytetin aziatik tani duhet të plotësojë një deklaratë shëndetësore përpara se të kalojë një kontroll të temperaturës.