Të jesh në familjen mbretërore, do të thotë të respektosh në mënyrë të përpiktë protokollin dhe rregulla të caktuara- madje edhe anëtarët më të rinj të familjes, shkruan Bordo.al.
Sipas Harpers Bazaar Australia, fëmijët e princit William dhe Dukeshës Kate, Princi George dhe Princesha Charlotte nuk lejohen të ulen në tryezën e darkës me prindërit e tyre gjatë vizitave mbretërore derisa të mësojnë “artin e një bisede të sjellshme”. Ky rregull me sa duket do të zbatohet edhe për Princin Louis, ndonëse ai është shumë i vogël!
Megjithatë, ky nuk është rregulli i vetëm për dy fëmijët e vegjël në familjen mbretërore. Më herët, u raportua se princi dhe princesha duhet të dinë më shumë se një gjuhë, dhe Charlotte është duke mësuar spanjishten. Ju kujtojmë që është vetëm 3 vjeç!
Gjithashtu, edhe Princi George është subjekt i rregullave mbretërore. Princi lejohet të veshë vetëm pantallona të shkurtra në publik derisa të jetë tetë vjeç, si pjesë e një tradite në mbretëri. Ai u lejua të “thyente” këtë rregull në martesën e xhaxhait, për shkak të uniformës që mbante veshur.