Rrëfimi prekës i djalit të Cimës: “Kaniher po themi, është në katun e tash vjen”

Me 26 mars në vitin 2021 ndërroi jetë humoristi i mirënjohur, Rasim Thaçi-Cima.
Një muaj pas vd*ekjes së tij, tre fëmijët Adelina, Burimi dhe Artani ishin të ftuar në emisionin NIN në Klan Kosova.
Ata treguan se si janë duke e kaluar kohën tash e sa ditë pasi Cima ka ndërruar jetë.

Djali i të ndjerit, Artani tha se shumicën e kohës po e kalojnë duke i shikuar fotografitë dhe videot e tyre familjare teksa kanë kaluar momente së bashku.
Ndër të tjera, ai shtoi se ende nuk po besojnë se çka ka ndodh dhe më shumë po e kanë vështirë në mbrëmje.

“Pothuajse çdo ditë po i shikojmë videot një farë forme ende nuk po besojmë se çka ka ndodh kaniher po thojmë është në katund apo intervistë tash ka me ardh, çdo moment dyqysh si n’pritje je. Sa i përket videove pothuajse për çdo natë, në mbrëmje e kemi ma vështirë për neve se gjithë jemi bashkë aty kemi diskutu gjithmonë për krejt senet ditore ose diçka çka kemi pas edhe thjesht po vërehet shumë mungesa e tij”, tha Artani.