Rrëfimi i vajzës që humbi 18 anëtarë të familjes: Për 6 javë nuk i tregova askujt

Kosova sot shënon 22-vjetorin e përfundimit të fushatës së bo*mbardimeve të NATO-s që kishte për qëllim ndaljen e gje*nocidit në Kosovë nga forcat serbe.
Valdete Isufi-Elshani, është ftuar në emisionin ‘Frontal’ me Arsim Lanin në T7. Ajo përmes një lidhjeje direkte ka treguar historinë e dhimbshme të jetës së saj, në të cilën iu vr*anë 18 familjarë të ngushtë në lu*ftën e Kosovës.

Elshani e cila aktualisht jeton në Australi, ka treguar se ka shkuar të kërkojë hapa qetësimi për gratë e familjes së saj, që t’u gjindeshin në momentin kur t’u kumtohet lajmi se kanë vd*ekur të gjithë burrat e familjes.
“Për mi kërku ca tableta të qetësimit për gratë e familjes time, arsyeja ishte se unë jam kon e vetmja që e kam ditë se ne i kishim humbë të gjithë meshkujt e familjes rreth 18 anëtarë, dhe për këtë arsye kam kërku hapa qetësimi për gratë e familjes. Sepse e disha që është lajm shumë i randë edhe smujsha me shpërnda me ta”, tha ajo.

Ajo tregoi se për 6 javë nuk i ka treguar askujt se kanë vd*ekur burrat e familjes së saj.
“Për 6 javë e kam ditur, por nuk kom mujt me shpërnda me anëtarët e familjes… Ai rrugëtim ka qenë shumë i gjatë, ne kemi ecur në këmbë nga Skenderaj deri në Shtuticë. Duke shkuar rrugës, gjyshi im thoshte se ata e kishin një parandjenjë që dicka tr*agjike ka ndodhur. Gjyshi thoshte ‘bija ime dicka ka ndodh se po të ishin djemtë gjallë do të na gjenin deri tash. Nuk i kam ditur rrethanat se qysh janë vr*a familjarët e mij”, tha ajo.

Ajo tregoi se si kushëriri i saj i ka treguar gjyshit të saj se i kanë vd*ekur djemtë.
“Unë kam humb 18 anëtarë të familjes së ngushtë, që unë e kam nda bukën e sofrës me ta. Mënyra qysh e kemi gjetë fshatin ka qenë shumë emocionuese, sepse bari nëpër oborret e shtëpiave ka qenë i rritur afro 1 metër…Kushëriri im i ka treguar gjyshit se fatkeqësisht të gjithë djemt kanë ra për liri. Të gjithë ne që e kemi mbijetu lu*ftën, jemi fëmijë të shëndosh e të rahatuar me shkolla dhe me puna e familje”, shtoi ajo.

Po ashtu, ajo u pyet se kur do të vijë për vizitë në Kosovë, për të cilën tha se ka shumë emocione të përgjigjet, pasi malli për Kosovën ishte shumë i madh.
“Kam frikë që kjo pyetje do të sjellë emocione për mu, po du me t’pyet ‘May i go’… Shpresoj që vitin e ardhshëm, pasi që Australia i ka mbyll kufijtë për shkak të COVID-19. Shumë më ka marrë malli, nuk mundem me përshkru se ka sa vite që nuk kam qenë”, shtoi ajo.