Rrëfimi i rrallë, kush është krijuesi i vaksinës së Covid-19?

Ugur Sahin emigroi me familjen e tij nga Turqia në Gjermani, kur ishte vetëm 4 vjeç, sipas mediave turke. Tashmë ai është partneri themelues i kompanisë me bazë në Gjermani “BioNTech”. Sahin beson se vaksina kundër koronavirusit do të jetë gati deri në fund të këtij viti.

Drejtori gjeneral i kompanisë bio-teknologjike “Biontech” nga Mainz, një nga 17 kompanitë në mbarë botën që po punojnë në zhvillimin e vaksinës kundër koronavirusit, gjatë një interviste për Wall Street Journal, ka thënë se do të jetë i nevojshëm testimi para se vaksina të përdoret.

Sipas Sahin, virusi tashmë është përhapur në masë të gjerë dhe janë infektuar shumë persona dhe sipas tij, kjo është arsyeja se ndoshta do të duhen dhjetë vjet që të arrihet imuniteti i tufës.

“Konsideroj se imunitetin mund ta arrijmë nëse mbi 90 për qind e popullatës është imune”, ka shtuar eksperti Sahin. Sipas tij, arritja e këtij qëllimi është e mundur nëse prodhues të ndryshëm të njëjtën kohë ofrojnë në treg vaksina të ndryshme. Eksperti Sahin shton se për arritjen e këtij qëllimi, nevojiten shumë prodhues të ndryshëm që do të ofrojnë në treg vaksina të ndryshme.