Rrëfimi i personit që dyshohet se dhu*noi 14-vjeçaren nga Gjilani, thotë se vetëm një herë ka kryer marrëdhënie me të

Tanimë dy të dyshuarit për veprën penale “dhu*nimi” Sh.H. dhe Sh.J. ndaj një 14 vjeçareje në Gjilan ndodhen në parabu*rgim në kohëzgjatje prej një muaji. I dyshuari i parë baba i pesë fëmijëve nuk ka pranuar të deklarohet rreth rastit ndërsa Sh.J. ka dhënë versionin e tij të takimit me vajzën.

Sh.J. frizer me profesion ka deklaruar se me të miturën është njoftuar në afërsi të Stacionit të Autobusëve në Gjilan rreth një vit më parë. Teksa rrëfen për momentin e parë të takimit Sh.J. pohon se atë ditë të miturën e kishte parë duke qarë dhe sipas tij atë e kishin larguar nga shtëpia. Bazuar në atë se çka ka thënë në ditën e parë të takimit Sh.J. ka zhvilluar bisedë me të miturën ndërsa pas një jave ata janë takuar sërish në vendin e njëjtë.

Në mbrëmjen e po asaj nate gjilanasi me profesion frizer deklaron se ishte takuar me të miturën dhe ishin nisur për në motelin “Casablanca” i cili ndodhet në rrugën që të çon për në fshatin Livoç i Poshtëm. Tutje 21 vjeçari ka pohuar se atë natë ka kontaktuar me të dyshuarin Sh.H. duke i kërkuar t’i çojë në motel me automjetin e tij (i cili e ka kryer edhe pagesën e dhomës së marrë në motel). Sh.J deklaron se ka qëndruar rreth një orë në automjetin e të dyshuarit Sh.H. pasi ky i fundit gjatë asaj kohe kishte qëndruar brenda në dhomën e motelit me të miturën.

Pas një ore Sh.J. pohon se ka hyrë në dhomë me qëllimin për të kryer se*ks oral me të miturën ku edhe ka zbardhur mëngjesin me të. “Unë vetëm një herë kam kryer se*ks oral me të dhe në mëngjes ka ardhë SH.H. na ka marrë me veturë për të shkuar unë në punë” ka deklaruar i dyshuari Sh.J. Sh.J. ka mohuar se e ka çuar edhe pas herës së parë të miturën në motel anipse ajo vazhdimisht i kishte shkruar se dyshonte se ishte shtatzënë.

Pasi e mitura e kishte njoftuar për shtatzëni i dyshuari pohon se e ka dërguar në një ordinance në Gjilan për kontrollim mjekësor dhe aty mjeku kishte konfirmuar se e mitura ishte shtatzënë tri javë e tri ditë. Ordinancat private në Gjilan nuk kishin pranuar t’ia ndërprenin shtatzëninë të miturës. Por abortin ia mundësoi një mjek i një ordinance në Prishtinë./sinjali/