Dolores Dos Santos Aveiro, nëna e Kristiano Ronaldos, ka lëshuar një deklaratë të fortë për gazetën sportive italiane “Tuttosport”. Nëna e Kristianos ishte asokohe 30 vjeç dhe fillimisht po mendonte për abort.
“Kur e zbulova se unë isha shtatzënë me Kristianon, shkova te një mjek për të ndaluar shtatzëninë, por ai refuzoi. Isha 30 vjeç dhe kisha tre fëmijë, nuk mendova se do të ishte më mirë të zgjerohej familja. Kështu që më thanë që të pija birrë të nxehtë dhe të vrapoja shumë. Por asgjë. Kështu që mendova: nëse vullneti i Zotit është që ky fëmijë të lindë, le të jetë kështu”, rrëfeu Donna Dolores Aveiro.
Një mik i familjes shtoi: “Ka përballuar shumë dhimbje, duke filluar me vdekjen e burrit të saj, i cili ishte kopshtar dhe magazinues në Andorinha, skuadra e parë e Kristianos. Jose u largua nga kjo botë në 2005, Kristiano ishte 20 vjeç dhe ai tashmë ishte i famshëm. Me pak fjalë, një jetë e lodhshme, por Zoti e shpërbleu atë “.
Jeta është me të vërtetë e pabesueshme! CR7, një nga lojtarët më të fortë që ka bota e futbollit ka parë, ka rrezikuar të mos dalë në dritë.