Rrëfimi i Luana Vjollcës dhe mesazhi për të rinjtë: “Frika ime më e madhe ishte mami” (VIDEO)

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rma, e ka shpërndarë në Instagram rrëfimin e Luana Vjollcës, në të cilën moderatorja e famshme flet për pandeminë COVID-19 dhe rëndësinë e vaksinimit. Në rrëfimin e saj, ajo thotë se ka pasur frikë nga infektimi i nënës së saj dhe duke mos qenë e vaksinuar, nuk do të mund ta përqafonte.
Prezantuesja e popullarizuar, e cila e ka provuar veten edhe në muzikë, u ka bërë thirrje të rinjve që të vaksinohen dhe të tregohen të përgjegjshëm për personat e tyre të dashur.

“Mendoj që për të dalë nga gjithë situata ku ishim përfshirë është drita në fund të tunelit, është zgjidhja më e mirë, është një lloj shpëtimi që ndoshta të rinjtë nuk janë të ndërgjegjshëm për veten e tyre, kemi disa njerëz që duhet të jemi të ndërgjegjshëm dhe t’i mbrojmë”.

“Janë pak më të vjetër në moshë dhe kanë nevojë për të gjithë përgjegjshmërinë tonë që nganjëherë na mungon. Nuk ka asgjë më të rëndësishme se sa shëndeti. Të paktën flas nga ndjesia ime personale, ato dy vite, e gjithë frika ime ishte mami”.

“Një nga arsyet që unë duhet të bëja vaksinën ishte që do ta përqafoja më shpesh. Kjo është zgjidhja e vetme për t’iu kthyer normalitetit dhe duhet ta bëjmë”, ka deklaruar Luana.
Ndërsa në përshkrimin e videos, Rama ka shkruar: Rrëfimi i Luana Vjollcës dhe mesazhi i saj për të rinjtë. “Frika ime më e madhe ishte mami… Për të dalë nga kjo situatë, vaksinimi është drita në fund të tunelit”. /Telegrafi/

https://www.instagram.com/p/CXF_bFJDe7f/?utm_source=ig_embed&ig_rid=c80fc789-52cc-456b-91e6-9b605098d30f