Rrëfimi i Gani Kolovicës, e kishte rrahur Arkanin midis Prishtinës


Ish-paramilitarin Zhelko Razhnjatovic i njohur si Arkani e kishte rrahur një prishtinas në vitet e 70-ta.

Gani Kolovica, personazhi i këngës së fundit të Unikatilit, ka treguar për rrahjen me Arkanin dhe gjunjëzimin e tij.

Gani Kolovica kishte gjunjëzuar ish-kriminelin serb, Zhelko Razhnjtoviq.

Prezenca e tij në Prishtinë, ngjallte frikë për shqiptaret e Kosovës. Por, krimineli i njohur serb Zhelko Razhnjatoviç i njohur si Arkani kishte marrë dajak nga një kosovar, gjatë viteve të 70-ta në një lagje të kryeqytetit.

“Gangsteri” siç e kishte nofkën Ganiu, rrëfen për Televizionin Shtatë se si erdhi deri te rrahja me Arkanin.

Thotë se gjithçka nisi nga një lojë dyluftimi e quajtur ferr. Sipas versionit të Ganisë, Arkani, kishte pranuar t’i dilte fer dhe të provonin forcat në periferi të Prishtinës.

”Unë i them kush është? Thotë Arkan e ka emrin Zhelko Razhnatoviq- Arkan, Edhe unë i thashë po e kam pranu edhe e kam lënë ditën kur me dalë vendi i dyluftimeve ka qenë në Tok Bahqe aty kemi fillue i kem hek rrobat edhe kemi fillu dhe ka zgjat 15 minuta, edhe e kam gjunjuzue, e kam rrahë e kam përgjak dhe është dorzue” rrëfen Kolovica.

…Mua të gjithë të pranishmit më kanë ç’u përpjetë ehe Arkani nuk është lajmëruar më në Prishtinë

Njeriu që njihej si i fuqishmi i Prishtinës, po ashtu, ju kishte dalë në mbrojtje nxënësve kosovarë, që torturoheshin nga bandat serbe, në vitet e 90-ta. Madje, thotë se ishte marrë edhe më banditët e Prishtinës që nxiteshin prej serbëve.

“I kem hi punës edhe për disa vite kemi bërë përmirësime i kemi larguar huliganët edhe serbët që kanë qenë në bashkëpunim me forcat serbe, që ata i kanë shti” thotë ai.