Rrëfimi i 21 vjeçares nga Vitia – Punon striptiste në Amerikë


Ka 4 vjet që jeton dhe punon në Los Angeles. Është 21 vjeçarja nga Vitia, e cila pëlqen muzikën dhe thotë se këndon ndonjëherë, por vetëm për vete.
Mirëpo, ajo ka marrë vëmendje të madhe nëpër rrjete sociale për shkak të punës që bën si kërcimtare në klubet e natës.

“Cka ke bo për këto pare… mundesh me gjetë nëpër komentet e mia në Tiktok cka më kanë thanë njerëzit, ama vet kështu nuk ma ndin. Mu nuk ma ndin cka thojnë, unë shkoj e boj punën sepse duhet me hangër bukë”, ka thënë 21 vjeçarja.

Sipas saj, mentalitet kosovar ka nxitur komente dhe sharje të shumta në rrjete sociale, sidomos nga burrat.
“Ata vec kanë qejf me thanë ‘e keni prish shqiptarinë’”, shton 21 vjeçarja.
Ajo tha se do të vazhdojë kështu jetën e saj sepse, sic u shpreh, duhet jetuar. “Mua më intereson jeta ime. Kaq”, përfundoi ajo.