Rrëfimi i 106 vjeçarës për një shekull jetë aktive

Eileen Kramer, 106 vjeçarja është më produktive se asnjëherë më parë. Ajo shkruan një tregim çdo ditë, publikon libra dhe i ka hyrë garës më të madhe për pikturë. Pas sa vitesh duke jetuar jashtë vendit, Kamer është rikthyer në vendin e saj të lindjes, në Sydney, në moshën 99 vjeçare. Që nga kjo kohë, ajo ka bashkëpunuar me shumë artistë me të cilët ka krijuar video të shumta të cilat shfaqin talentin e saj dhe pasionin e saj, vallëzimin. Ajo ende vallëzon, bënë lëvizje dramatike, duke përdorur pjesën e lartë të trupit.

“Që kur u ktheva në Sydney, kam qenë shumë e zënë, kam performuar tre pjesë të mëdha të vallëzimit në NIDA(Instituti nacioal për arte dramatike) dhe në teatro të pavarura. Kam performuar edhe në Adelaide dhe Brisbane, kam qenë pjesë e një filmi, ku më janë ofruar performanca më të vogla. Kam shkruar tre libra”, tha Kramer. E pyetur se nga i vjen tërë ajo energji, cili është sekreti që ende vallëzon edhe në këtë moshë? Përgjigja e saj është se i ka larguar nga fjalori fjalët “e vjetër” dhe “moshë”. Gjithashtu, ajo shton për BBC se nuk përdorë barna, pasioni saj e ndihmuar të mos sëmuret dhe të jetojë një jetë aktive.