Rrëfimi emocionues i babait të dëshmorit të parë në Reçak“: E ndieja se djali do të më shkonte në luftë”

Ismail Luma është dëshmori i vetëm i lirisë për atdhe i fshatit Kraishtë të Lipjanit. Ai njihej nga të gjithë si njeri i urtë punëtor e mbi të gjitha trim. Për këtë me krenari të madhe e kujton edhe babai i tij, Adem Luma.

Madje në oborrin e shtëpisë ende është pema të cilën dikur Ismaili e kishte mbjellë. Një trimëri të tillë si duket biri i tij e ka trashëguar nga gjyshi i cili ishte një lu*ftëtar i madh për liri po ashtu.

Luma e dinte se biri i tij kishte dëshirë të lu*ftonte për vendin ndonëse nuk e dinte ditën se kur do të shkonte ushtar.