Mëngjesi i 09 Maijt 2015
Mengjesin i 09 maijt 2015 u zgjuam nga të shtenat u zgjuam Edhe pse ajo ditë ishte ditë e veçantë për ne, prisnim me padurim të madh. Sikur na vonohej kjo ditë gjithmonë. situata e përgjithshme kishte rënduar sikur retë e zeza gjithë rajonin, jo vetëm kumanovën.por Kjo ishte një ditë jo e zakonshme. Në vend të thirrjes së Ezanit në Xhami, atë ditë kishim zhurmë të gjuatje nga poshtë dhe nga ajri,ku popullata jon civile ishte e trishtueshme, zhurmë që të ngjethte mishin e trupit, ngase po bëhëshim gati të vetbrohemi, por populli ynë ishte pregaditur të braktisin votrat tyre e të niseshim në një rrugë të panjohur e të pasigurtë për ta,ata kishin marr rrugën drejt Kosovës. Në këtë kohë gjendeshim diku mu në zemër të kumanovës në vendlindje e komandat Fadil Fejzullahut DUNAVIT në Lagjen e Trimave duke pushuar në gjum per shkak se neve erdhum me 08 majin arritem në kumanov dikur rreth ores 01 30 pas mesnatës dhe u zgjuam përmes plumbave dhe granatimeve sllavo Maqedone. Fishkëllimat e plumbave dhe granatimeve më ushtonjë akoma në veshet e mi.
Sapo kishte filluar të thyhej nata nga drita e ditës kur kisha dalë përjashta atij stani ku kishim kaluar natën, bënin gati gjësendet dhe rrobat për rrugëtim. Derisa shihja e natës dhe drita nuk depërtonte deri larg, ku nuk mund të dalloje edhe rrugët nga lart, më tmerroi pamja e vargut të Blindave Sllavo Maqedone dhe Policis që po i ngjiteshin rruges përpjetë që vishin thuase me vrap! Nga larg dëgjoheshin të shtënat e armëve, por mund ta them se qdo gjë ishte përcaktoja se nga gjitha anet kishte gjuajtje.
Unë isha me uniformë të UCK-së, e shihja dhe e ndjeja, krnarin andaj frika nuk ekziston kur ke guxim por edhe ato momnte nuk mendon per frik fare. Ishte një vet besim i madh dhe një ndjen sigurie e rrugëtimit, një rrugë e idealit.
Pas një kohe të shkurtër pushimi të tyre, u krijua një varg i gjatë, sa nuk i shihej fundi fare. Më dukej se s’kishte ngelur njeri në shtëpitë e tyre, por të gjithë, i madh e i vogël, burra e gra, pleq e të rinj, ishin futur në atë varg karvani të zi si futa. Kështu më dukej mua. Më dukej se të gjithë ishin veshur me të zeza.
Në atë rrëmujë të paimagjinueshme për ne në mesin e gjithë atyre djemve që kishin ardhur nga të gjitha anët e Kosovës, m’i zunë sytë mi të veshur me uniformat e UÇK-së,nga A’tdhedashuri gezimi mu duke se gjith Bota ishtë me Uniforëm të UÇK-së atë dit Ishte një gëzim i madh kur pashë , se jo vetëm që thirra nga gëzimi, por mua m’u duk që klitha nga një gëzim i papërmbajtur që nuk e shpjegoja dot. Ndoshta ishte gëzimi i një populli për sigurinë që premtonte nga ne, sepse ata ishin ushtarë të armatosur që ruanin e mbronin popullatën. Nga gëzimi kam thirrë me zë të lartë UÇK UÇK e duke kenduar keng kam vrapuar si i çartur nga gëzimi drejt tyre për t’iu hedhur në përqafim dhe përshëndetem me ta! Ato çaste të gëzimit dhe shpresës ndoshta nuk do të jam në gjendje t’i përshkruaj, sepse si Lutëtar kam fluturuar në fantazitë e mia, duke humbur fare kuptimin me realitetin.
Këta pak rreshta të këtyre fletëve kaq të çmuara për mua kanë një vlerë të madhe të paimagjinueshme, këto nuk do të më lejojnë të harroj ato që përjetova, e këto përjetime t’ua bëj të njohura edhe të tjerëve, sidomos brezit të sotëm dhe atyre që do vijnë. Prandaj ndoshta nuk do të jam në gjendje t’i përshkruaj drejt dhe realisht ato çaste të shpresës së vetme, se tek e fundit, me gjithë ato mundime e frikë, ne megjithate nuk ishim të humbur, nuk ishim pa mbrojtje, kishim shpresën e grykës së pushkëve të këtyre burrave të veshur me uniformën e UÇK-së, këto tri shkronja kaq të dashura për çdo shqiptar të atyre ditëve të 09 majit Kumanovë për nënqiellin e Shqipris Etnike.
Lavdi dëshmorëve të Kombit!
Zoti e bekoftë popullin shqiptarë!
Me respekt!
Luftëtari i UÇK-së
Fatmir Reçica – Llugaxhia!