Rrëfehet pacienti me koronavirus: Tregon se si e kuptoj që u infektua ai dhe familjarët e tij

Një pacient i infektuar me Coronavirus ka folur për media duke treguar se si kishte arritur ta kuptonte se ishte infektuar ai dhe familjarët e tij.
Ai në një bisedë për RTV Dukagjini ka theksuar se gjendet i shtrirë në Klinikën Infektive të QKUK’së.

“Ne jemi tre familjarë dhe po na thonë që të tre jemi të infektuar me koronavirus”, ka theksuar ai.
Ai ka theksuar se gjendja e tij dhe familjarit (bashkëshortes) është e mirë. Gjendjen pak më të dobët e ka babi i tyre.
“Baba me thanë e ka gjendjen pak më dobët, por edhe ai është mirë. Nuk kanë lënë me e pa. Unë jam me bashkëshorten me një dhomë dy e jemi mirë. Me familjarë komunikojmë”, tha ai.

Sipas tij, e dy e familjen e tyre në Viti po e ndihmojnë të gjithë.
Ai tha se as ai as bashkëshortja nuk kanë asnjë simptomë dhe se janë mirë.
Ai ka treguar se babi i tij ishte sëmurë, kishte simptoma dhe e kishte dërguar fillimisht në Viti, pastaj në Gjilan dhe pastaj në Prishtinë.
Babi i tij kishte ardhur nga Italia.

“Baba tha se nuk po e ndjente veten mirë, dhe e dërguam te mjeku dhe ndodhi kjo që ndodhi”, tha ai.
“Fillimisht bashkëshortja kishte qëndruar me prindin, sepse unë kisha shkuar të pushoj. Kur u ktheva më thanë që duhet të shtrihem edhe unë në spital, dhe pastaj rezultuam që ishim të infketuar”, tha ai.