Organizatori i protestave të fundit në Serbi, Savo Manojlovic rrëfeu për gazetën serbe Nova.rs, historinë e paraardhësve të tij të lindur dhe rritur në Kosovë. Manojlovic ishte ai që nxiti tubimet “Nisu-Ndrysho”, me qëllimin të bllokohej miratimi i dy ligjeve- atij për shpronësim dhe referendum.
I trembur nga protestat masive, presidenti serb Aleksandar Vucic vendosi që t`i hiqte të dy kto ligje nga rendi i ditës. Manojlovic tha se është gjenerata e tretë e një familje të larguar nga Kosova. “Brezat e mëparshme të larguara vazhduan të ktheheshin. Të jetosh në atë zonë do të thotë shpesh vuajtje dhe vrasje”, u shpreh ai. I riu tregoi sesi gjatë Luftës së Dytë Botërore besa e shqiptarit, sic tha, shpëtoi stërgjyshin e tij, e falë kësaj, është dhe vetë sot në jetë. Kur filloi Lufta e Dytë Botërore, familja ime u fut në listën për likuidim nga nazistët.
Ata u shpëtuan nga një fqinj shqiptar, i cili më parë i kishte dhënë stërgjyshit tim besën, se do ta shpëtonte familjen tonë, nëse do t’u rrezikohej jeta. Këtë histori që e kam dëgjuar shpesh nga babai dhe xhaxhai im; e gjithë familja mbijetoi, kurse unë u linda dhe jetoj, vetëm sepse një burrë shqiptar e mbajti fjalën”, u shpreh ai.