Maqedonia është përfshirë nga moti i keq, me të reshura të dendura të shiut dhe vetëtima. Raportohet se cikloni i quajtur “Vlladimir” i ka përfshirë disa vende të Maqedonisë, përfshi edhe kryeqytetin, Shkupin.
Një situatë e këtillë u paralajmërua nga Enti Hidro-Meteorologjik i vendit./Telegrafi/