MPB informoi se mbrëmë në stacionin policer të Gostivarit është arrestuar 24 vjeçari S.S. nga Kumanova, bazuar në denoncimin, sipas të cilës, 30 minuta pas mesnate, në afërsi të kazinos në Gostivar, pas një zënke paraprake, fizikisht e ka sulmuar të dashurën e tij 28 vjeçare, njofton Pa Censurë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të parashtrohet padi adekuate penale.