Rrahu për spital gjyqtarët, suspendohet trajneri i Kosovës


Trajneri i Përfaqësueses U-16 të Kosovës në basketboll (meshkujt), Muhamed Thaçi, është suspenduar nga Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) një ditë pasi sulmoi tre gjyqtarë të basketbollit, të cilët u desh të kërkojnë ndihmën mjekësore në spital, percjell Fakte.

Njëri prej gjyqtarëve, Daut Mehmeti, e ka pësuar më rëndë, derisa dy të tjerët Elldin Uglari dhe Atdhe Gocaj, më lehtë, transmeton Koha Ditore.

Thaçi, një ish-lojtar i shquar tash trajner, u arrestua menjëherë nga policia pas sulmit fizik që bëri të enjten mbrëma ndaj tre gjyqtarëve në miqësoren ndërmjet Kosovës (U16) dhe Maqedonisë (U16), të luajtur në Pallatin e Sporteve në Prishtinë. Sulmi fizik ndodhi pas përfundimit të ndeshjes, ku Kosova e drejtuar nga Thaçi pësoi humbje të thellë.

Në “ndihmë” të Thaçit për të sulmuar gjyqtarët, gazeta mëson se i erdhën edhe dy familjarë të tij, të cilët po ashtu u shoqëruan në Polici. Por që të tre janë liruar me procedurë të rregullt pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të rastit