Rrahu partneren brenda autobusit urban në Shkup, tmerroi edhe udhëtarët e tjerë

Udhëtarët e një autobusi urban në zonën e Qendrës së Shkupit janë tmerruar kur pasditen e 9 janarit një burrë ka rrahur brenda autobusit partneren e tij.

Përveç që e ka sulmuar fizikisht atë, i njëjti është sjellur në mënyrë agresive edhe ndaj udhëtarëve tjerë në autobus, duke shkaktuar kaos për disa minuta. Rasti është paraqitur në polici, ku po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë.

“Më datë 09.01.2023 në ora 14:45 në Stacionin Policor Qendër, M.L (42) nga Shkupi ka raportuar se rreth orës 01:30 në një autobus urban në zonën e Qendrës, për shkak të marrëdhënieve të prishura është sulmuar fizikisht nga ana e partnerit të saj jashtëmartesor V.S, i cili më pas është sjellur në mënyrë agresive ndaj pasagjerëve të tjerë në autobus. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të dorëzohet parashtresë përkatëse”, thuhet në raportin e MPB-së.