Rrahje në një shkollë të mesme në Tetovë: Nxënësja sulmohet fizikisht nga vëllau i shoqes së klasës

Një ngjarje e rralë ka ndodhur në një shkollë të mesme në Tetovë ku një nxënëse ështe rrahur nga vëllai i shoqes së klasës, shkruan Pa Censurë.

“Më 26 shtator 2024, në orën 19:10, në SPB Tetovë, S.3. (46) nga fshati Dobroshtë raportoi se rreth orës 15:15, gjatë pushimit të gjatë në një shkollë të mesme në Tetovë, pas një mosmarrëveshjeje me një shoqe klase, vajza e tij e mitur u sulmua fizikisht nga A.M. (22) nga fshati Çellopek të Tetovës, vëllai shoqes së klases. Po merren masa për sqarimin e rastit”, thuhet në njoftimin e MPB-së.