Rrahje në një autolarje në Çair, disa persona e sulmojnë 38-vjeçarin, ia dëmtojnë edhe veturën

Më 19.07.2024 në orën 20:30 në SPB Shkup, L.S. (38) nga Shkupi ka raportuar se rreth orës 15:00, pas një keqkuptimi të mëparshëm, është sulmuar fizikisht nga disa persona në një autolarje në rajonin e Çairit, të cilët gjithashtu kanë dëmtuar automjetin e tij. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.