Rrahje në bufenë e RTK’së, Policia jep detaje: Një person bëhet për spital, një tjetër arrestohet

Dy persona janë rrahur fizikisht sonte në bufenë e RTK’së, ku i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se është intervistuar një person në cilësinë e të dyshuarit, teksa i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor.

I dyshuari me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë.

Sot rreth orës 19:30, kemi pranuar informatën për një rrahje në një bufe në rrugën Xhemajl Prishtina, ku kanë qenë të përfshirë dy persona. Lidhur me këtë rast në cilësinë e personit të dyshuar nga ana e policisë po intervistohet një person, ndërkohë që personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor”, tha Ahmeti.