Njëzet e një vjeçari D.A. nga Bellovishti i Gostivarit, dje (27-mars) në ora 21:30 në SPB Tetovë ka raportuar se bashkë me të afërmin e tij B.S. (21) nga Padalishti i Gostivarit rreth orës 20:00 në një lokal në rrugën ,,Beliçica” në Gostivar janë sulmuar fizikisht nga Sh.A. dhe M.A. të dy nga Padalishti. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit dhe ndaj të përfshirëve do të vijojnë parashtresa përkatëse.