Rrahje mes taksi vozitësve në Tetovë

Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë ka njoftuar se një rast rrahjeje ka ndodhur dje në afërsi të Stacionit të Autobusëve në Tetovë.
Një taksist është sulmuar fizikisht nga dy taksistë të tjerë. Shkak i rrahjes ka qenë marrja e udhëtarëve nga njëri-tjetri.

Dje, më datë 17 mars, në ora 13:30, personi B.K. (42) nga Tetova në SPB Tetovë ka raportuar se rreth orës 12, në afërsi të stacionit të autobusëve në Tetovë, ku ka qenë i parkuar me taksi-veturën e tij, është sulmuar fizikisht nga dy persona, njëri nga Tetova dhe tjetri
nga Pallatica e Tetovës, po ashtu taksistë, të moshës 50 dhe 60 vjeçare. Sipas raportimeve, shkak i sulmit të tyre ka qenë mosmarrëveshja e tyre në lidhje me transportin e udhëtarëve për në Republikën e Shqipërisë.
Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit”, kumtohet nga SPB Tetovë.