Rrahje mes grave në një fshat të Tetovës, 24-vjeçarja e sulmon fizikisht 35-vjeçaren

MPB ka njoftuar me datë 17.09.2024, në orën 22:00, në fshatin Saraqinë të Tetovës, policët nga Stacioni Policor në Grupçin kanë arrestuar L.B. (24) nga Saraqina, duke vepruar pas një raportimi të mëparshëm se ajo kishte sulmuar fizikisht I.N. (35) nga i njëjti fshat. Ajo është ndaluar në stacionin policor dhe, pas dokumentimit të rastit, ndaj saj do të ngrihet padi përkatëse.