Një 79-vjeçare nga Shipkovica e Tetovës ka përfunduar në Spital, pasi është rrëzuar duke u shtyrë nga një fqinj i cili kishte ardhur në shtëpinë e saj për t’u kacafytur me birin e saj, bëhet e ditur nga Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë.
“Pesëdhjetë e dy vjeçari M.Q. nga Shipkovica e Tetovës, mbrëmë (29-qershor) në ora 21:25, në SPB Tetovë ka raportuar se fqinji i tij S.M.(52) rreth orës
19.10 së pari kishte qenë i kyçur në një zënkë verbale me vëllain e tij dhe e ka kërcnuar me një mjet të mprehtë, kurse më pas e ka shtyrë nënën e tij 79-
vjeçare Z.Q. Sipas njoftimit, ajo ka rënë dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konfirmuar në Spitalin klinik të Tetovës. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit”, qëndron në njoftimin e SPB Tetovë.