Rrahje mes dy burrave në Tetovë ditën e dytë të Bajramit

Dyzet vjeçari A.R. nga Tetova, dje (03-maj) në ora 14.00 në SPB-Tetovë ka raportuar se në rrugën “Aleksandar Jovanovski-Zhurçin” në Tetovë, ka qenë i sulmuar fizikisht nga 62-vjeçari V.A. nga Tetova, ku sipas raportit, ai V.A. e ka kërcënuar edhe me një mjet të mprehtë. Gjatë ditës së sotme (04-maj) personi i raportuar V.A. do të thirret në Stacionin Policor të Tetovës për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.