Rrahje mes burrave në një lokal të fshatit Selca e Tetovës, policia vihet në hetim

Mbrëmjen e djeshme (20-mars) në ora 23:50, 40-vjeçari B.R. nga Selca e Tetovës, në SPB Tetovë ka raportuar se një orë më parë në një lokal në fshat për shkak tëmosmarveshjeve me disa persona të tjerë, ka qenë i sulmuar fizikisht nga R.Xh.(44) dhe vëllai i tij. T.Xh. (46) nga i njëjti fshat. Rasti është duke u zbardhur dhe dokumentuar. Ku gjithashtu mvbrëmë (21-mars) në ora 01:50, personi S.N. (43) nga Selca e Tetovës, në SPB Tetovë ka raportuar se ka qenë i sulmuar fizikisht nga T.Xh. (46), kur i njëjti ka tentuar të parandalojë sulmin ndaj personit B. R. ku S.N. edhe ka pësuar lëndime të rënda trupore.
Rasti është duke u zbardhur dhe dokumentuar dhe ndaj të përfshirëve do të përgaditet parashtresë përkatëse.