Rra*hje mes 6 personave në Negotinë të Gostivarit, mes tyre një fëmijë

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë informon se gjatë ditës së djeshme është raportuar se ka pasur ko*nfro*ntim fizik mes gjashtë personave në Negotinë të Gostivarit. SPB-Tetovë thekson se sipas raportimit në përl*eshjen fizike ka qenë i përfshirë edhe një fëmijë 15 vjeçar.

“38 vjeçari E.E. nga Negotina e Gostivarit, dje (11-tetor) në ora 12:50 në SPB Tetovë ka raportuar se bashkë me dy persona të tjerë që kanë qenë në lokalitetin “Sandarica”, rajoni i Negotinës, janë ko*nfron*tuar fizikisht me N.J. (39), M.J. (62) dhe një 15 vjeçar nga i njëjti fshat. Sipas raportit, në ko*nfro*ntim të ndërsjellë janë përdorur edhe sende të forta. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit dhe ndaj të përfshirëve do të vijojnë parashtresat përkatëse.