Fundjavën e kaluar kishte ndodhur një rrahje mes disa personave në magjistralen Prishtinë-Podujevë, konkretisht te rrethi në fshatin Trudë. Sipas policisë rrahja ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje në trafik.
Lëndime trupore kishin marrë pesë persona, ndërsa katër nga ta janë dërguar për trajtim të mëtejshëm në QKUK.
Sipas viktimave, ata ishin sulmuar nga tre persona që kishin qenë me dy vetura me targa të huaja. Të cilët më pas ishin larguar nga vendi i ngjarjes.
Lidhur me këtë rast, policia ka bërë arrestimin e një mërgimtari dje në vendkalimin kufitar në Vërmicë.
I njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë i policisë:
LËNDIM I RËNDË TRUPOR & ARMËMBAJTJE PA LEJE /Fsh. Trudë, Prishtinë, 07.08.2021 – 17:25. Në lidhje me rastin është raportuar se me 10.08.2021 në vendkalimin kufitar në Vërmicë është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje . Rasti vazhdon të hetohet.
Në vendngjarje policia kishte gjetur një thikë dhe një vegël pune.