Mbrëmë në ora 2 e 30 minuta pas mesnate, fizikikisht është su lmuar Ilija Tozija, ish drejtues i kompanive që lidheshin me drejtorin e atehershëm të DSK-së, Sasho Mijallkov. Sipas policisë, ai është rrahur në një garazhë veturash në Shkup, transmeton Gazeta Lajm.
Tozija është edhe mik i afërt me djalin e Mijallkovit, Jordan Mijallkov, por edhe me personin e njohur si Zhuti, kompania e të cilit përmendej në një tender për reagensa në vlerë prej 35 milionë eurove. Mediumet maqedonase raportojnë se para tre muajve Tozija është tërhequr nga kompanitë që ndërlidhen me Mijallkovin.