Rra*hën tre persona në Prishtinë, shkak bëhet Thaçi dhe Kurti

Policia e Kosovës ka shoqëruar në polici tre persona për t’i intervistuar pas një rra*hje që ka ndodhur mes tyre.
Rasti ka ndodhur tek hoteli “Swiss Diamond” në Prishtinë, ndërsa zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi ka dhënë detaje nga kjo rrahje.
“Ka qenë një intervenim i patrullës policore në një rrahje, tre persona janë shoqëruar për intervistim në stacion policor”, ka thënë Krasniqi.

Dëshmitarët e ngjarjes kanë thënë për Periskopin se zënka mes tre personave ka ardhur si pasojë e bindjeve të tyre politike.
“Përleshja nisi se njëri e shajti Hashimin (Thaçin) kur e pa në foto, e tjetri ia shajti Albinin (Kurtin)”, ka thënë një dëshmitar