Roza Lati ka bërë një kërkesë të pazakontë.
Moderatorja shqiptare, Roza Lati, njihet se një ndër personazhet që flet pa komplekse.
Së fundi, Roza Lati ishte e ftuar në “Explus” ku u shpreh se shqiptarët kanë nevojë për seks dhe duhet të hapen shtëpitë publike.
“Shqiptarët kanë shumë nevojë për seks. Amortizojnë nervat, edhe për 3 tyma.Mos harro! Mendoj që duhet të legalizohet marijuana dhe shtëpitë publike dhe ky popull do të ndreqet”, u shpreh Lati.