Ronela Hajati flet pas performancës në “Eurovision”: “Kurrë në jetën time nuk kam patur kaq emocione sa sot”

Ajo ka bërë hapjen e Festivalit të Këngës në Evropë. Ronela ka postuar një video në profilin e saj të ‘Instagramit’, ku edhe ka folur për emocionet e saj.

“Jemi Live nga Torino. Kurrë në jetën time nuk kam patur kaq emocione sa sot. Mos harroni të votoni me numrin 1 kur të hapet linja. Shqipëri deri në vdekje. Na votoni!!! Po dola në finale nuk e di çfarë do bëj. Kanë qenë emocionet më të forta në jetën time. Ju dua shumë”, u shpreh ajo teksa u shfaq pranë delegacionit.

Artistja shqiptare dhuroi një super performancë shpërthyese sikurse kishte paralajmëruar. Ajo përfaqëson Shqipërinë me këngën “Sekret” që në versionin përfundimtar erdhi në gjuhën shqipe dhe atë angleze. Sonte performojnë 17 shtete të ndryshme.
https://www.instagram.com/p/CdY60hnlOfv/?utm_source=ig_embed&ig_rid=2fbbae37-59cd-4cfb-af9b-1d2990d97914