Ronela Hajati është gjithmonë në krye të faqeve rozë sa herë që vendos të sjellë postime në rrjetet sociale.
Këngëtarja e cila përcillet nga më shumë se 700 mijë ndjekës në Instagram ndan shumë herë fotografi nga kariera dhe nga jeta personale, shkruan Pa Censurë.
Sot gjatë ditës ajo ka shpërndarë disa fotografi nga plazhi ku shfaqet atraktive në bikini.
”Ti je shumë i mirë, po unë jam edhe më e mirë” është përshkrimi i këtyre fotografive ku bukuroshja morri mijëra pëlqime.
Kujtojmë se projekti i fundit muzikor nga Ronela Hajati mbetet “Alo” në bashkëpunim me Vig Popën, projekt ky që u prit shumë mirë nga publiku.