Cristiano Ronaldo është i njohur botërisht për fanellën e tij ikonike me numrin 7.
Por, rikthimi i tij sensacional në Manchester United paraqet një problem – numri i përafruar me markën e tij CR7 nuk është aktualisht i disponueshëm. Uruguaiani Edinson Cavani mban ende fanellën historike me numrin 7, dhe rregulloret e Ligës Premier nënkuptojnë se nuk ka gjasa që Ronaldo të jetë në gjendje t’ia marrë atë në këtë edicion.
Ndërsa Cavani nuk ka luajtur ende në Ligën Premier këtë sezon, numri 7 i tij në fanellë është regjistruar dhe tani nuk mund të ndryshohet gjatë këtij sezoni nëse ai nuk largohet. Ekziston mundësia që Liga Premier të japë një periudhë të posaçme për një ndryshim, por kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë, që do të thotë se Ronaldo mund të detyrohet të gjejë një numër tjetër.
Dhe kjo do të thotë që Ronaldos teorikisht mund t’i jepet fanella numër 7 në garat evropiane, ndërsa një numër tjetër në Ligën Premier. Skenari i pazakontë ndodhi kur Henrikh Mkhitaryan luajti për Arsenalin dhe mori numrin 7 në Ligën Premier dhe 77 në Ligën e Evropës.
E njëjta gjë ka ndodhur edhe në Manchester United më parë, me Wes Brown që mbante me numrin 30 në Ligën e Kampionëve dhe 24 në Ligën Premier në edicionin 1998/99.
Shitjet e fanellave të futbollit janë një biznes i madh, dhe me klubet e sotme që shesin fanella me fonte të ndryshme për të përputhur stilet e Ligës Premier dhe Ligës së Kampionëve, dy numra për Ronaldon mund të jenë një mundësi fitimprurëse.