Ronaldo dhe Coca Cola, e vërteta pas veprimit të portugezit

Ronaldo u bë temë e diskutimeve mbarë globin me gjestin e tij
Ronaldo kishte shtyrë dy shishe të Coca Colas dhe me një ton ironik kishte bërë thirrje që të pihet ujë duke bojkotuar pijen amerikane.

Ky gjest bëri xhiron e botës ku për ditë të tëra u fol për këtë temë, në fakt sipas mediave Coca Cola kishte pësuar humbje prej katër miliardë eurosh, pas gjestit të 36 vjeçarit
Mirëpo, sipas Corriere dello Sport, kjo gjë nuk është aspak e vërtetë dhe në fakt veprimi i tij kishte bërë që kompania të kishte përfitime dhe jo humbje, transmeton lajmi.net.

Artikulli sugjeron që veprimi i Ronaldos ishte i vërtetë, gjithashtu bëri xhiron e botës, është e vërtetë edhe se çmimi i Coca Colas kishte rënë katër miliard dollarë pas konferencës për shtyp.
Megjithatë, ka faktorë të tjerë që duhet shikuar. Në fakt, ulja e aksioneve të Coca Colës kishte filluar atë ditë, dhe jo pas konferencës së Ronaldos, në fakt në momentin e veprimit të Ronaldos, Coca Cola tashmë kishte humbur katër miliardë dollarë.

Por ka edhe më shumë, në momentin që Ronaldo largoi Coca Colat në fund të ditës në Wall Street, aksionet e Coca Colas u ngritën për 0.30 dollarë duke i shtuar menjëherë Kompanisë 1.3 miliardë dollarë.
Sipas artikullit, në fakt veprimi i Ronaldos ishte i favorshëm për Coca Colan sesa i dëmshëm ekonomikisht.