Ronald Kuman do të nënshkruajë kontratë tre vjeçare me Barcelonën

Trajneri i skuadrës së kombëtares holandeze, Ronald Kuman do të nënshkruajë kontratë tre vjeçare me Barcelonën, njoftoi gazetari Nikolo Skira në faqen e tij në Tuiter.
Sipas burimit, emërimi i tij duhet të bëhet zyrtarisht këtë javë. Menaxhmenti katalonas beson se Kuman është kandidati më i mirë për trajner të ekipit.

Më herët, presidenti i Barcelonës, ​​Josep Bartomeu njoftoi dorëheqjen e Kike Setienit. Në vjeshtën e vitit 2019 u bë e ditur se kontrata e Komanit me Shoqatën holandeze të futbollit përmban klauzolë që i lejon atij të largohet nga detyra pas EURO 2020 nëse merr ofertë nga Barcelona.
Ronald Kuman (57), tashmë ka punuar në klubin katalonas si asistent i Luis van Galit.