Romeo konfirmon emrin e ish-it VIP të fundit dhe arsyen e ndarjes

Rreth 2 vite më parë Romeo Veshaj dhe Aleksia Peleshi i dhanë fund lidhjes dhe mesa u duk ndarja nuk ka qenë aspak miqësore. Të paktën kështu u la të kuptohej në intervistat e dhëna nga Aleksia dhe sot për herë të parë ka folur Romeo mbi lidhjen e tyre.

Ai është “zënë ngushtë” nga Ledjona në sfidën “Sfidë apo e vërtetë. Mes dy zgjedhjeve të puthte në buzë Meritonin apo të tregonte emrin e ish-it dhe arsyen e ndarjes, ai vendosi të përgjigjet.

Romeo u shpreh se lidhja e tij e fundit ka qenë me Aleksia Peleshin dhe arsyeja është se kanë patur mospërputhje karakteri.