Romeo dhe Meritoni dy të pakënaqurit e finales, lëshuan sallën menjëherë

Mbrëmë u zhvillua finalja e edicionit të tretë të Big Brother VIP Albania.

Ishte Meriton Mjekiqi, i larguari i parë ai që lëshoi sallën bashkë me Ilnisën, partneren e tij në këtë format.

Njëjtë veproi edhe Romeo Veshaj, i cili vetë doli edhe më dobët se i vëllai, duke u ranguar i treti.

Ai ka lëshuar sallën duke mos qenë prezent deri në fund të programit, konkretisht momentin kulminant të shpalljes së fitueses.

Por, njëjtë nuk ka vepruar partnerja e tij Heidi, që ka respektuar programin deri në fund duke mos e ndjekur nga pas si Ilnisa. Madje Heidi shihet teksa duartroket fituesen.

Ndryshe, këtë herë nuk pati episode tensioni dhe dhune, sikurse në Big Brother 1 kur po nga Romeo, kishte plasur sherri me sigurimin përgjatë publicitetit pasi Donaldi doli i dyti.