Roboti Ameca ka filluar të ‘trembë’ krijuesit e tij (VIDEO)

Kompania britanike Engineered Arts ka publikuar një video tjetër të robotit të saj humanoid Ameca, i cili së fundmi u bë i famshëm si roboti që tregon shprehjet njerëzore më të sakta ndonjëherë.
Ndërsa videoja e mëparshme tregonte robotin duke u zgjuar nga një gjumë i thellë, videoja e re e tregon atë plotësisht të zgjuar, madje në një moment ai është dukshëm i “ofenduar” nga ndërhyrja në hapësirën personale.

Roboti humanoid fillimisht ndjek lëvizjet e duarve që bën inxhinieri para fytyrës së tij dhe më pas rrudh vetullat dhe me një shprehje pakënaqësie kap dorën e inxhinierit dhe e largon atë nga fytyra e tij. Kështu, roboti tregoi një tipar të dukshëm njerëzor, dhe ai është reagimi ndaj ndërhyrjes në hapësirën personale.

Madje kjo ka filluar të na “trembë”, kanë shkruar ata në përshkrimin e videos.
Ameca për sytë ka kamera me rezolucion të lartë, me të cilat skanon rrethinën e tij dhe reagon në përputhje me të, dhe mund të buzëqeshë, të pulsojë në mënyrë rutinore, të dridhet nga tronditja, dhe të prek hundën.

Roboti nuk mund të ecë ende, dhe skedarët PDF në faqen e internetit Engineered Arts tregojnë se të gjitha lëvizjet e Ameca-s janë aktualisht të kufizuara në pjesën e sipërme të trupit, megjithëse kompania planifikon që roboti të ecë në të ardhmen.
Edhe pse duket se është e vetëdijshme, për shkak të shprehjeve dhe lëvizjeve të saj të detajuara, Ameca nuk është e pajisur me inteligjencë të plotë artificiale.